Ilir Daja përballë Tiranës është një gjithnjë një sfidë brenda sfidës. E shkuara e tij si trajner në çdo hallkë të ekipit bardheblu dhe për më tepër mënyra se si e larguan në sezonin ku ishte trajner i ekipit të parë, e bën të veçantë këtë takim për teknikun kryeqytetas.

Të hënën, Daja mirëpret në Vlorë një nga njerëzit e tij më të besuar kohet e fundit, Ard Memën, një largim i paparashikuar i cili e detyron të ndryshojë strategji për këtë takim, pasi Mema e njeh shumë mirë ashtu si Daja Memën. Flamurtari-Tirana është një ndeshje ku të dy ekipet kërkojnë ti marrin më të mirën për vetë pozitat ku ndodhen. Kuqezinjtë kërkojnë kthesën në një kohë kur në dy takimet e fundit kanë marrë një pikë, vetëm fitorja mund të kënaq egon e një trajneri si Daja.

Flamurtari nuk humbi kohë por zyrtarzoi shumë shpejt pasuesin e Memës, Egi Lubanin në postin e zëvendës trajnerit. Lajmi negativ është që pauza e Kombëtares nuk ishte e mjaftueshme që Daja të rikuperonte të gjithë pjesët pasi në këtë sfidë duhet të bëjë pa shërbimet e mbrojtësve Alla dhe Kristian Sirgi të cilët vijojnë të stërviten në mënyrë të diferencuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb