Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi mesa duket do të kenë edhe versionet e tyre si kukulla. Ka qenë gazetari Olti Curri që ka publikuar versionet kukulla të dy personazheve.


“Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, tashmë në versionin kukulla. Nisma ndërkombëtare e bamirësisë nëpërmjet kukullave MengMe, vazhdon me dy njerëz të mirënjohur të politikës shqiptare, ekskluzivisht për ju po sjell foto se si do te duken në versionin kukulla, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Nisma e bamirësisë quhet ‪#‎celebritiesgetcute për projektin ‪‎saveangels. Të gjithë mund të dhurojnë, duke blere kukullën MengMe me pamjen tuaj”, shkruan Curri.


(m.k/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb