TIRANE– Zëvendëskryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me bashkëshortin e saj, presidentin e zgjedhur të Republikës kanë qenë të ftuar në një dasmë. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta shfaqet mjaft i lumtur teksa kërcen me nusen, por duket se bashkëshortja është bërë paksa “xheloze”. Përmes një statusi në Facebok, Monika Kryemadhi shkruan se ndjehet pak “xheloze” për kërcimin e Ilir Metës.

Statusi i Monika Kryemadhit:
Thonë që dasmat në ditë me shi jane me bereqet. ??????
Këtij çifti të ri, bashkë me Ilir Metën, i uroj edhe unë të trashëgohet.Afrimit nga Zall Bastari dhe nuses së tij i uroj të jenë përherë të lumtur bashkë. ????
Por meqë nuk kam bërë dasëm vetë, dhe u ndjeva pak “xheloze” për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërcejë edhe me mua, nëse bëjme edhe ne një dasëm tradicionale.?????

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: