Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas mesazheve të ashpra të Presidentit Ilir Meta për kryeministrin Edi Rama.

Balla shkruan në “Facebook” se Meta ka dhënë një tjetër provë bindëse për shkarkimin e tij. Kreu i grupit të PS deklaron se socialistët po presin të votojnë Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit.

Më tej, Balla thekson se Ilir Meta si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim dhe si President meriton vetëm shkarkim.

“Presidenti na ka dhënë një provë tjetër shumë bindëse të nevojës për lirimin e zyrës, ku ai ka humbur të drejtën të qëndrojë. Ai tanimë është një subjekt keqardhjeje njerëzore dhe vendosmërie ligjore nga ana jonë. Ne po presim të votojmë Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij dhe do të presim pastaj raportin e Komisionit për të miratuar shkarkimin, të cilin natyrisht do ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, por deri atëherë jemi të vetëdijshëm se do të kemi një President që si njeri meriton keqardhje, si politikan meriton injorim, si president meriton vetëm shkarkim! Dhe për sjelljen prej gaztori cirku sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, meriton vetëm përqeshje popullore!”, shkruan Balla.

Balla
Balla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb