Avokati Spartak Ngjela i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se presidenti Ilir Meta kishte shansin të tregohej burrë shteti, duke firmosur ata emra që i dërgonte KED.

Ngjela thekson se Meta në të kundërt të kësaj, ka firmosur për emra që bien në konflikt interesi me të. Sipas Ngjelës, presidenti Ilir Meta po kryen shkelje penale me veprimet e tij.

Arion Sulo: Nga të gjitha takimet që ka bërë Ilir Meta, takimi më i fuqishëm ka qenë ai me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dihej ky raport. Ndërsa, në fjalën që tha se ka kod malësor, do të thotë se kemi dhënë fjalën, besën.  Berisha tha se nenin 3-3-3 e ka futur në Kushtetutë tani. KED ia çoi dy në një dorë presidentit dhe i tha ke afat për 30 ditë.

Spartak Ngjela: Nuk mund t’ju thoni dot mashtrime ndërkombëtarëve.

Arion Sulo: KED ka bërë vetting.

Spartak Ngjela: Flasim për gjyqtarë që janë zgjedhur nga presidenti e nuk kanë kaluar vettingun. Nëse do të ishe me akuzë do ikje vetë apo me avokat?

Arion Sulo: Me avokat.

Spartak Ngjela: Edhe Meta ka shkelje të rëndë drejtpërdrejtë. Ka bërë shkelje, ka kaluar radhën. KED e ka radhën. Meta te Xhaferllari ka konflikt interesi. Meta po bën shkelje penale. Kjo e kthen automatikisht në gjendje të rëndë. Edhe me Dvoranin e ka gabim. Sido të jetë, Dvorani është një votë dhe nuk merr përgjegjësi për votime kolegjiale. Për shkelje kolektive, nuk mund të ketë përgjegjësi personale. Ilir meta do të qëndronte burrë nëse do thoshte më sillni emrat e do të firmos unë, pa pasur konflikt interesi. Tha jam komandanti i Forcave të Armatosura. Kuptoni se është në situatë kritike dhe është sepse ndodhet përballë një akuzë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb