Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës së tij në Berlin foli edhe për organizatën ushtarake të NATO-s.

Meta u shpreh se NATO është një vlerë e shtuar e paqes së kombeve europianë.

“Ne e kemi konsideruar gjithmonë kufirin e zgjeruar të #NATO-s në rajon si një vlerë për të ndjekur paqen e bashkësisë sonë të popujve, të cilët për një kohë të gjatë e shikonin si të pamundur bashkëjetesën me njëri-tjetrin. Ne duhet të jemi fuqimisht të vendosur në mbrojtje të këtij partneriteti, në forcimin e aleancës transatlantike, në ruajtjen e vlerave thelbësore që lidhin e bëjnë bashkë veçanërisht, të rinjtë tanë.#PrayerBreakfast #Berlin”, shkruan Meta.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb