TIRANE– Familja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ishte pjesëmarrëse ditën e djeshme në ceremoninë e betimit të Ilir Metës si president i Republikës.

Në ceremoni kanë marrë pjesë personalitete, politikanë, ambasadorë dhe zyrtarë të lartë, ndërsa mesa duket Meta është kujdesur që të mos mungonin as miqtë dhe të afërmit e bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Bebe Rexha është kushërirë me Monika Kryemadhin, ndërsa në ceremoni merrte pjesë nëna e Bebes dhe kushërira e saj, e cila njihet si krahu i djathtë i këngëtares së njohur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: