Presidenti Ilir Meta, ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm dhe kontributin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Me një reagim në “Facebook”, kreu i shtetit shprehte se: “Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal”, shprehet Meta.

Reagimi i Metës:

Shqipëria garanton përmbushjen e përgjegjësive të saj, angazhimin, përkushtimin e solidaritetin në dobi të “mbrojtjes dhe sigurisë kolektive” të çdo anëtari të NATO-s dhe të interesave strategjike të Aleancës.

Shqipëria është një partner i besueshëm i #NATO dhe lider në të gjitha nismat rajonale, me qëllim rritjen e masave të besimit mes vendeve të rajonit, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e përvojës së saj të anëtarësimit.

Shqipëria është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë që i kërkohen, veçanërisht në përmbushjen e rolit të saj të pazëvendësueshëm si faktor stabiliteti në rajon, si promotore e palodhur e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: