Gazetari Igli Çelmeta dhe nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho, replikuan në emisionin “Open” në News24, ndërsa është debatuar momenti i arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta.

Xhixho deklaroi se ndaj ish-Presidentit është goditur me grusht, pretendim ky që është thënë në herët edhe nga Tedi Blushi, Sekretar i Përgjithshëm i PL-së dhe Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e Metës.

Por gazetari Çelmeta i ka kërkuar deputetes Xhixho që të provojnë akuzat që ngrenë. “A keni pamje filmike që provojnë këtë pretendim”, iu drejtua Çelmeta, deputetes së PL-së. Ajo ka insistuar se pamjet e publikuara tregojnë dhunën.

“Pamjet tregojnë goditjen”, tha Xhixho. Çelmeta në anën tjetër e konsideroi si një mënyrë neutralizimi veprimin e punonjësve të policisë.

Gjatë debatit, ish-prokurori Eugen Beçi tha se momenti i arrestimit është tërësisht në shkelje të procedurave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb