KOSOVË

Pas urimit që Meta i dërgoi poetit Hamit Aliaj për 65-vjetorin e tij të lindjes, i menjëhershëm ka qenë falënderimi i familjes së poetit të “Bjeshkëve të Nemuna”. Përmes vajzës së tij, poeti Aliaj ka falënderuar përzemërsisht Presidentin e Republikës për urimin e veçantë.

Ajo shkruan se ndihet e privilegjuar dhe e vlerësuar, kur shikon se babai i saj ka marrë urime të veçanta dhe kur njerëzit i qëdrojnë pranë.  Mes tjerash vajza e poetit pohon se urimi i sotëm ishte dhuratë e veçantë për të, ndërsa flet fjalët më të mira për familjen  e Presidentit Meta.

Mesazhi i falënderimit:

Faleminderit presidentit të Republikes së Shqipërisë z.Ilir Meta, për urimin që i ka bërë babait tim për 65 vjetorin e lindjes nëpërmjet këtij postimi të bërë në faqen e tij. Një surprizë e veçantë dhe po kaq dhuratë e bukur urimi juaj zoti President në 65-vjetorin e babait tim, poetit Hamit Aliaj.

Unë vajza e tij, me krenarinë që më jep fakti që jam vajza e tij nuk gjej fjalë t’ju falenderoj,mbi të gjitha për vemendjen si shenjë respekti jo vetem ndaj babait tim, por ndaj gjithë asaj treve qe ngjizi në të shpirtin e poetit, per t’ju dhenë po me shpirtin e poetit vendlindjes, tokes se te pareve, atdheut.

Pranoni zoti President mirenjohjen e nje vajze qe lumturohet kur njerez te mire i gjenden prane babait te saj. Paçi bekimin e zotit Ju dhe familja juaj e bëfshi me te miren per Shqiperine tone.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: