Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, ditën e djeshme ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollarin, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Anisa Duçkollari mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit.

Është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme. Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb