Një projekt i ri po e rikthen Ilir Shaqirin në ekran, por kureshtja më e madhe është nëse do ta shihnim në një Big Brother me fitues e lojtarë të fortë. Ai s’u është trembur asnjëherë sfidave e sërish tha “po” në “Natën me Aulonën” në MCN, por këtë herë do të kishte një ndryshim në lojën e tij.

Ilir Shaqiri: Po të futem për herë të dytë, nuk do të jenë ata që u futën herën e parë.

-As ti?

Ilir Shaqiri: Ndoshta. Kam kuptuar që ky popull adhuron agresivitetin, e adhuron, ndoshta edhe injorancën, pra ndoshta edhe mund t’i përshtatem një çikë më shumë. Injorancën verbale, jo injorancën psikologjike.

I vendosur para zgjedhjes nëse do të preferonte Luizin apo Oltën përballë, Iliri s’u lëkund aspak:

Pse jo të dy?

Sa u përket fituesve të dy edicioneve të fundit, balerini pati edhe një koment duke zbuluar të preferuar. Gjithsesi, mendon se asnjëri s’ka qenë plotësisht vetvetja.

Ilir Shaqiri: Fituesit, shumë të veçantë të dy, në gjithë atë që është dimensioni i tyre. Janë ndryshe nga unë kjo është pak por e sigurt, si njëri, si tjetri. Kush është më i mirë nga të dy, një preferencë e kam, mendoj që është Luizi.

-Pse?

Ilir Shaqiri: Sepse nuk kishte nevojë për një dhomë të bardhë, të mbyllej dhe të nxirrte atë që ndoshta duhej të nxirrte që në fillim, pa nevojën që të ishte aty, mbajti një lloj linje, mirë ose keq ai vendosi vetë se si ta interpretojë vetveten aty brenda sepse unë mendoj që as njëri, as tjetri nuk kanë qenë vetvetja aty brenda.

-Ti ke qenë?

Ilir Shaqiri: Po. 100%.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: