Djali që luan në violinçel me një interpretim me shumë elasticitet ka edhe jetën e vet private. Ky është “furnizimi” i faqeve rozë të etura për të “gërmuar” përtej asaj që një interviste normale mbi një personazh nxjerr.

Iljard Shaba zihet keq kur pyetet se si do ndihej nëse ndonjë e dashur e mundshme nuk ka veshë për muzikë. Kjo çështje rezultoi një impenjim serioz për Iljardin.

“Të them të drejtën është pak e vështirë për mua. Nëse nuk ka vesh muzikor, nuk kupton ndjeshmërinë time. Normalisht kur performoj jap një pjesë të vetes.” –sqaron Iljardi për emisionin “Dikush” në “Gazeta shqiptare.al”.

Situata nuk është kaq e rëndë, kur e zbut zemrën e thotë se ky nuk është kusht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb