Një Hoxhë nga Drenasi, Kosovë ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtare, gjest i rrallë që ka tërhequr vëmendjen edhe të ish-kryeministrit Sali Berisha.


Berisha shkruan në “Facebook” se ka respekt të veçantë për klerikët myslimanë shqiptarë dhe përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjodhi që të falte namazin e Bajramit me kostum kombëtar.


Berisha thotë se njësoj respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.


POSTIMI I BERISHËS
“Hoxhe Osman Musliu fali Kurban Bajramin i veshur me kostum kombetar!
Miq, duke shprehur nderimin dhe respektin tim te veçante per mbare kleriket muslimane shqiptare per punen e tyre te çmuar dhe te palodhur per ndriçimin e mendjeve dhe ushqimin e shpirtrave te besimtarve musliman shqiptar me parimet hyjnore te fese Islame, mesimet e ndritura te profetit Muhamet, sot dua te pershendes perzemersisht Hoxhe Osman Musliun, i cili udhehoqi ne xhamine e tij ne Drenas faljen e Kurban Bajramit i veshur me kostum kombetar.Sikunder pershendes te gjithe ata klerike qe mbeshtesin leximin e Kuranit para besimtareve vetem ne gjuhen shqipe.

Vendimi per perkthimin e Kuranit ne gjuhen shqipe ishte njeri nga vendimet me te para dhe me te rendesishem te themelimit te Komunitetit Musliman Shqiptar.
Une jam i bindur se Islami shqiptar si Islam europian mund te luaj nje rol te jashtezakonshem ne interpretimin teologjik dhe realizimin praktik të parimeve të fesë islame ne perputhje me vlerat e medha te kombit tone dhe te jete nje frymezim edhe per te tjeret.

Krijuesi eshte Nje dhe i Gjithfuqishem, ai nuk eshte as arab, as turk, as perse, indian apo indonezian. Ndaj dhe eshte ne detyren hyjnore te klerikeve musliman mendjendritur shqiptar qe te zhvillojne, elaborojne, mbrojne me guxim dhe largpamesi Islamin Shqiptar ne perputhje me parimet e Xhamise se Pavarur Shqiptare, trashegimi dhe arritje kjo historike e kombit tone. Megjithe respektin e palekundur qe une kam per kulturen dhe civilizimin e kombeve te tjera me shumice muslimane, uroj qe kleri musliman shqiptar te beje çdo perpjekje per ç’arabizimin, ç’turqizimin, ç’otomanizimin, ç’saudizimin ç’gylenizimin dhe ç’erdoganizimin e Islamit shqiptar, i cili eshte dhe duhet te mbetet nje Islam europian i lidhur pazgjithshmerisht me kulturen dhe civilizimin europian te kombit tone.

  • foto galeri
  • foto galeri