Dy javë nga grabitja spektakolare në Aeroportin e Rinasit, vihet në pranga një prej autorëve që hyri në pistë Oltion Veseli dhe tre bashkëpunëtorë të grupit të strukturuar kriminal Alkond Bengasi, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.

Oltion Veseli, i vënë në pranga një ditë më parë, si bashkëpunëtor i supergrabitjes në Rinas, është personi i veshur komando që gjendet në pistën e aeroportit pranë avionit të linjës Tiranë Vienë në momentin e grabitjes më 9 prill. Në foton e siguruar nga “BalkanWeb”,  Veseli është personi i veshur si komando dhe që kërcënon me kallashnikov, ndërsa pranë tij është Admir Muratajt gjithashtu i maskuar.

Oltion Veseli

Sipas të dhënave, Veseli në vitet 2000 ka qene ne Jemen me studime, me pas ka shkuar ne Afganistan dhe më pas eshte arrestuar nga amerikanët për terrorizëm. Ai u arrestua në 2005 nga trupat amerikane gjatë një operacioni kundër talebanëve në Afganistan. Veseli u riatdhesua në 25 qershor të 2006. 38-vejcari Veseli ishte vetëshapllur imam i xhamisë në Krujë.

I arrestuari Oltion Veseli nga Fushë Kruja, është kushëri me Ernest e Dash Kupën, të dënuar nga drejtësia për grabitjen e blindave në rrugën e Rinasit në 2017. I arrestuari tjetër Alkond Bengasi, është kushëri me Klement Calën, ndërsa dy të tjerët  Saimir Çela, Renaldo Sula njihen si njerëzit e tij të besuar.

Oltion Veseli
Oltion Veseli

 

Klement Çala, që njihet si personazh tejet i rrezikshëm jeton në arrati qëprej 2013, krahas krimeve të kryera më herët, në Shqipëri e Greqi, është i dyshuar tashmë edhe për grabitjen e 9 prillit dhe mendohet të ketë patur rol kryesor.  Çala njihej për lidhjen e fortë me Admir Muratajn, që mbeti i vrarë pas grabitjes së dhunshme në aeroportin pasi janë arratisur sëbashku nga burgu i Trikallasë në Greqi.

Klement Cala, nuk është i vetmi nga familja në telashe të mëdha. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij, Eldi Cala. Listës së të kërkuarve i shtohen edhe dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen publik.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb