Analisti Marlind Laci në studion e emisionit “Open” në News24, thotë se dosja e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, ka fakte e prova që dëshmojnë korrupsionin.

Sipas Lacit nuk është arrestim politik, madje ai e ngjasoi me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i prangosur me urdhër të SPAK prej 10 shkurtit dhe i lënë në burg nga Apeli i GJKKO.

“Imuniteti politik nuk mund të kthehet në mburojë për korrupsionin. Ai më ngjan me Veliajn, janë të prodhuar nga e njëjta ideologji, më duket kanë dhe miqësi, por dosja 5D dhe Harabeli, ngjasojnë totalisht me atë që ka bërë Imamoglu. Nuk më duket aq fort politike, madje reagimi i kryetarit të partisë opozitare Ozgur Ozel më duket si Nesti Angoni. Sa i takon arrestimit të gazetarëve, kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme. Gjykoj se ka konflikt 10-vjeçar”, tha Laci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb