TIRANË

Në pjesën e fundit emisioni “A show” në News 24 kishte të ftuar dy përfaqësues politikë, konkretisht Dritan Shano nga Partia Demokratike dhe Ervin Bushati nga Partia Socialiste, ndërsa  pjesë e panelit ishte edhe studiuesja dhe pedagogia, Jonila Godole.

Ata komentuan të folurën publike të kreu të bashkisë, Erion Veliaj, i cili e etiketoi liderin e PD-së me fjalën “Pemë-thyer” që nuk do mund ta ndalojë zhvillimin e Tiranës.

Nga ana tjetër Ervin Bushati  pohoi se Erion Veliaj është një krye bashkiak, që ka punuar për Tiranën dhe sipas tij, këtë e dëshmon përditshmëria në rrugët e saj. Ndërsa Dritan Shano i PD-së pohoi se Erion Veliaj nuk ka bërë asgjë të madhe për Tiranën, ndërsa shtoi se edhe fashistët kanë pasur një admirim më pozitiv se Veliaj për kryeqytetin.

Pjesë nga biseda:

Bushati: Pemë-thyer e kishte fjalën për atë se kështu është lideri i opozitës. Çdo fjalë ishte në ritëm. Nuk ka asnjë të keqe që kreu i bashkisë punon për qytetin.

Shano: Është i vetmi person që mbjellë pemë në mes të pyllit. Nuk ka bërë asgjë të madhe për Tiranën. Edhe fashistët e kanë dashur më shumë Tiranën se ai.

Pedagogia, Jonila Godole u ndal tek imazhin negativ i Shqipërisë në Europë dhe fajotre për këtë bëri politikën në tërësi. Ajo theksoi se komentet e gjermanëve poshtë shkrimit të gazetës “Bild” janë shoqëruar me etiketime që nuk i bëjnë mirë vendit tonë.

“Artikulli ishte shumë kritik ndaj qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë. Ajo që më intereson mua është që  të lexojë komentet tek portalet. Komentet që ishin poshtë ishin se ky është një vend mafioz dhe lukunia e komenteve, e cila  normalisht mat pulsin e lexuesve. Për Shqipërinë është një imazh i keq në Europë. Ky imazh i keq vjen prej politikës sonë”-tha ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: