Ish kapiteni i Lazios, Ciro Immobile i dha lamtumirën ditën e djeshme skuadrës së tij, për të cilën dha maksimumin dhe ishte padyshim lideri i skuadrës. Ai u përcoll me lot nga dhjetra tifozë që e shoqëruan në aeroport, ku Immobile u nis më pas në drejtim të Stambollit, ku do të nënshkruajë me Besiktasin. Megjithatë Ciro nuk mund të ndahej nga skuadra e tij e zemrës dhe tifozët besnikë që e mbështetën për kaq shumë vite, pa një letër lamtumire, ku shprehu të gjithë emocionet dhe dashamirësinë e tij:
“Sot është një nga ditët më të vështira të jetës time. Pas shumë viteve ku arritëm të ftonim, të humbnim të qeshnim e të qanim së bashku, erdhi momenti për t’u ndarë. Këto fjalë nuk do doja asnjëherë t’i shkruaja, por ja që jeta kështu është. Nuk do t’i harrojë asnjëherë korret Tuaja ndaj meje dhe gjithë mbështetjen Tuaj ndaj meje. Do të largohem, por një pjesë e imja do të ngelet përjetë me Ju. Ishte një nder për mua, të isha kapiteni Juaj!”, theksi ndër të tjera Ciro Immobile.