Greqia bëri nje rrokadë për sa i përket drejtimit të vendit. Duke risjell në qeveri një nga pjestarët e një prej dinastive politike më jetëgjatë në shtetin Helen. E veçanta e kësaj lëvizje konsiston në nivelin që ka arritur demokracia greke. Kryeministri në largim Aleksis Cipras, i ardhur në pushtet në vitin 2015, me një program ambicioz, për të ulur impaktin mbi ekonomin e borxhit kolosol prej 290 miliardë eurosh. Pasi i kishte mbijetuar një nocioni mosbesimi në parlament, pas marrëveshjes për emrin me Maqedoninë. Cipras humbi në përballjen për zgjedhjet lokale dhe ato për Parlamentin Europian. Megjithëse, nuk kishte detyrim kushtetues për të shkuar në zgjedhje të parakoshme, ish-kryeminstri grekë vuri në garë të ardhmen e tij politike, për të mirën e kulturës demokratike. Dukshëm jofavorizues për t’i fituar këto zgjedhje, Demokracia e Re, doli fituese me 158 deputetë nga 300 vende që ka parlamenti helen.

Kriza e viti 2008, solli në skenën politike në Greqi dhe një parti neonaziste, Agimi i Artë. E cila ishte luhatur mes 7% dhe 10% të elektoratit. Por, në këto zgjedhje mori vetëm 2.7%, duke mos arritur të kalonte pragun për t’u futur në parlament. Ky element, konfirmon dy hipoteza. Forcat ekstremiste mund të shfaqen dhe mbijetojnë vetëm në raste krize ekonomike. Dhe këtë e dëshmon rasti i Agimit të Artë por, edhe i ngritjes në pushtet të Hitlerit në vitin 1933, në kulmin e krizës botërore, e njohur si Depresioni i Madh. Rënia e votive të Agimit të Artë, tregon boshësinë dhe mungesën e programeve të zgjidhjes që parti të ekstremeve prezantojnë, përveç urrejtjes etnike dhe raciale.

Dërgimi i vendit në zgjedhje të parakohsme, mbështetur mbi moralin e kulturën politike se sa mbi ligjin, pranimi i rezultatit dhe zmbrapsja e një partie ekstremiste, dëshmoj se demokracia greke është funksionale.

Deri në vitin 1974, Greqia drejtohej nga një juntë ushtarake, e cila kishte tipare neofashiste. Madje dhe pranimi i Greqisë në vitin 1981 në TPE ose BE-në e sotme, pati shumë debate, nëse ky vend ishte realisht demokratik.

Programi Mitsotakis.
Arsyeja kryesore e humbjes së Cipras dhe ardhjes së Mitsotakis, është dhe marrëveshja e Prespës, ku Greqia dhe Maqedonia ranë dakort të zgjidhnin problemin e emrit, një çështje mëse 25-vjeçare. Në rastin e kësaj marrëveshje, Cipras e dinte se do të kishte një kosto elektorale, megjithëse i shkoi deri në fund çështjes, në kuadër të miqësisë së mirë me fqinjët.

Por, kryeministri i ri grek ka premtuar se do të rikthej veton mbi Maqedoninë, për t’i dhënë mundësi edhe njëherë Greqisë për ta rinegociuar çështjen e emrit. E turbullt duket se çfarë do të arrij me anë të kësaj, duke qënë se në marrëveshje janë të përfshira edhe Gjermania, Franca dhe BE-ja. Të cilat, me shumë mundësi, nuk do ta pranojnë një rihapje të çështjes së emrit. Me siguri, Mitotakis do të ndjek një rrugë të ngjashme si ajo e Trump me Iranin, kur në vitin 2018, vendosi të tërhiqej nga marrëveshja e Obamës e viti 2015, megjithëse tetë fuqitë e tjera botërore refuzuan ta ndjekin në këtë nismë.
Në raport me Shqipërinë.

Ekzekutivi i ri grek, nuk duket aq dashamirës ndaj Shqipërisë. Ashtu si me Maqedoninë, Mitokais ka deklaruar se do të vendos veton edhe për hapat e mëtejshmë të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kjo veto mbështetet sipas tij në çështjen e pazgjidhur akoma të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri dhe në mungesën e një marrëveshje për kufirin detarë. Edhe në rast të një vetoje greke, duket se kjo nuk do të jetë e vetmja pengesë e Shqipërisë për hapjen e negociatave. Para Greqisë, mospëlqim kanë shfaqur edhe vende të tjera e sidomos Hollanda dhe Franca.

*Rigels Lenja, studiues, pranë Universitetit Ludwig Maximilian në Mynih.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb