Kur flokët fillojnë të bien në një moshë të re, është e vështirë të dish se çfarë duhet të bësh. Thjesht e lë të ndodhë, apo fillon trajtimet? Alopecia androgjenetike është përgjegjëse në shumicën e rasteve për humbjen e flokëve. Mund të fillojë në moshë madhore, por ndonjëherë dhe në adoleshencë.

 Kur rënia e flokëve fillon shumë herët, pasojat psikologjike janë shkatërruese. Çfarë duhet të bëni kur filloni të humbisni flokët në moshë të re? Cilat janë opsionet e trajtimit? A duhet të kryeni transplantin e flokëve? E pyetur nga News 24 dr Gianna ne Kliniken DHI, ne Spitalin Amerikan 3 shprehet: 

“Ajo çfarë ne afrojmë është fillimisht gjetja e shkaktarëve të rënies se flokut, vendosja e një diagnoze te sakte e cila sjell nje ndryshim te menjëhershëm dhe te përjetshëm tek pacientet te cilët vuajnë nga humbja e flokëve.”

 Por cilat janë skaqet qw sjellin humbjen e flokëve?  Shkaqet mund të jenë të shumta si: stresi, shoku post traumatik, mungesat e vitaminave apo lëndëve ushqyese, problemet e tiroides, mjekimet medikamentoze etj. Në këto raste, rënia është e menjëhershme dhe duhet konsultuar me mjekun specialist përkatës në mënyrë që të trajtohet shkaku. Alopecia androgjenetike në anën tjetër është rezultat i një ndjeshmërie gjenetikisht të përcaktuar të folikujve ndaj Dihidrotestosteronit.

Rreth 25% e meshkujve midis 25-30 vjeç preken nga alopecia androgjenetike, dhe rreth 20% e meshkujve në të 20-tat.

Një numër i madh klinikash vazhdojnë të ofrojnë teknika invazive dhe agresive si “FUT” apo “Strip”, të cilat rezultojnë me shenja apo rezultate shumë të varfëra. Me metodën DHI (Direct Hair Implantation), transplanti i flokut ka evoluar: kryhet me anestezi të thjeshtë lokale, virtualisht pa dhembje, me një rezultat jo vetëm të dendur dhe natyral, por gjithashtu pa shenja, i cili realizohet dhe pa e rruajtur kokën.

Por cilat janë 3 hapat ne te cilat kalon ky proces na i shpjegon dr. Gianna.

Si fillim  përcaktohet diagnoza e sakte per pacientin, me pas do duhet te behet nje analize e stresit dhe e skaqeve te tij qe shpesh çojnë edhe ne situata depresve pasi eshte vene re nje lidhje e fort midis humbjes se flokëve dhe stresit. Dhe se treti nje analize se ADN se flokut per te vendosur llojin e trajtimit qe duhet te kryejmë per te dhene rezultate sa me te mira.

“Direct Hair Implantation” si metodë ofrohet vetem në qendrat D.H.I, dhe në Shqipëri e vetjma qendër D.H.I ndodhet pranë Spitalit Amerikan 3. Për të prenotuar konsultën falas telefononi në: +355 68 6000 900.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb