Nisin shembjet në pikën turistike të Drilonit ku po zbatohet projekti për parkun ujor Drilon-Tushemisht. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për BalkanWeb se  sipas të dhënave po prishen disa objekte të ndërtuara ndër vite me struktura betoni dhe ura mbi ujërat e lumit, dhe disa objekte të tjera të vjetra që janë parashikuar të mos jenë më në këtë zonë turistike.

Aksioni i IMT dhe Policisë Bashkiake Pogradec ka nisur ditën e djeshme dhe pritet të vijojë edhe nesër me disa objekte të tjera në Tushemisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë aksion është pjesë mbështetëse edhe policia e shtetit. Nuk ka pasur rezistencë nga pronarët pasi ishin njoftuar më herët për prishje vullnetare.

Sipas të dhënave prishja e tyre i hap rrugë zbatimit më të shpejtë të projektit për të cilin këto ndërtime ishin bërë pengesë prej muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb