TIRANË- Imzot Rrok Mirdita, kreu i Kishës Katolike në Shqipëri ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjeve, duke dhënë mesazhin e faljes, bujarisë dhe drejtësisë. “Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë”, thotë Imzot Rrok Mirdita.

“Sonte të Krishterët përkujtojnë lindjen e Jezu Krishtit, birit të Hyjit në Betlehemin e Judesë. Çdo gjest dashurie e miqësie që shfaqet në jetën tonë është vezullimi i dritës që çon drejt Betlehemit. Kush fal armikun, ndez yllin udhërrëfyes, kush ndihmon skamnorin ndez dritën e Hyjit. Kush ndreq padrejtësinë bën të vezullojë, shenja e Mesisë. Festa e Krishtlindjes është festa e gëzimit. Për secilin nga ju, Hyji e ka ndezur një yll, për tju mbushur me gëzim e për tju udhëhequr në takimin me Krishtin. Ai yll ndriçoftë sonte e përgjithmonë jetën tuaj në familjet tuaja. Për shumë vjet Krishtlindjet, të gëzuar e të lumtur vitin e Ri 2015!”, ka uruar kreu i Kishës Katolike të Shqipërisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb