Ina ishte në krye të detyrës dhe shteti e ndihmoi që të kurohej deri në Turqi, ndërsa të njëjtin fat nuk e pati Blerta Dervishi, kolegia e saj tek “Shqiponjat”.

Një foto e dy efektiveve po qarkullon në rrjetet sociale si për të treguar standardet e ndryshme me të cilin trajtohen njerëzit.

Ndërsa Ina Nuka e gjeti drejtësinë e saj, Blerta Dervishi, kolegia e saj nuk mundet. Dy ditë më parë e pamë teksa rezistonte para kolegëve të saj për të mbrojtur shtëpinë nga prishja, por në vend të të gjente mbështetjen ajo mori pezullim nga detyra.

Ina Blerta
Ina Blerta

“Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrojta shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja një ditë më parë për “BalkanWeb”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb