TIRANË

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa akuzon kryeministrin Edi Rama se me ndryshimin e VKM për koncesionet (PPP) po favorizon oligarkët.


Në një status në “Facebook”, Zhupa publikon vendimin e Këshillit të Ministrave, të datës 21.11.2018 lidhur me Partneritetin Publik Privat (PPP).


Ajo thotë se nga VKM i mëparshëm, hiqet definicioni i fjalës “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar kështu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin në mënyrë unifikuese idenë e tyre te realizuar privatisht një vepër publike.


Sipas saj, ndryshimi tjetër është ai që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore. Shuma e vlerës se rimbursuar, thotë zëdhënësja e PD, nga 2% që ishte, qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vlerës së përllogaritur.

STATUSI I PLOTË
Manovra e Ramës me ndryshimin e VKM për koncesionet (PPP) për të favorizuar oligarkët klientë me oferta te pakërkuara.
Qeveria Rama me VKM nr. 696 datë 21.11.2018 ka vendosur të ndryshoj vendimi e mëparshëm nr. 634 date 1.10.2014 “PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PUNËVE PUBLIKE DHE SHËRBIMEVE”.

Përkatësisht në Nenin 14 te VKM nr. 634 date 1.10.2014 hiqet definicioni i fjalës “projekt” dhe vendoset definicioni fjalës “propozim i pa kërkuar” duke ju mundësuar kështu pozitë favorizuese kompanive ofertuese te paraqesin në mënyrë unifikuese idenë e tyre te realizuar privatisht një vepër publike.

Vkm 1 2 (1)
Vkm 1 2 (1)

Pra kompanitë tashmë do të vendosin vetë dhe pa transparencë për interesin e një vepre publike se si duhet të ideohet, pa pasur një dëgjesë publike apo kontroll paraprak nga autoriteti kontraktor publik.

Ndryshime ka pësuar edhe Neni 15 i VKM që lidhet me bonusin e kompanive që marrin nga institucionet publike kontraktore gjate procesit te përgatitjes dhe propozimeve qe ofrojnë për punët publike. Shuma e vlerës se rimbursuar nga 2% që ishte, qeveria e ka 5-fishuar duke e rritur ne 10% te vlerës së përllogaritur që iu jepet nga qeveria kompanive te cilat propozojnë oferta të pakërkuara.

Pra me këto dy ndryshime qeveria Rama, iu shërben më shumë interesit privat të kompanive të privilegjuara sesa interesit publik të qytetarëve.

Vkm 1 2 (2)
Vkm 1 2 (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb