KORCE- Në Korçë është inaguruar sot Qendra Komunitare Ndërkulturore, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Zv. Kryeministrit Niko Peleshi, Ministrit të i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, Përfaqësues të lartë të UNDP, Kryebashkiaku Sotiraq Filo etj.

Kryeministri Rama vlerësoi shembullin e dhënë nga Bashkia e Korçës, bashki e cila gjithmonë ka qënë e ndjeshme ndaj problemeve të komuniteteve.

“Shembulli i Bashkisë Korçë është një ndër shembujt më rrezatues që duhet ta ndjekin edhe bashkitë e tjera të vendit” – u shpreh Kryeministri.Rama1

Kjo qender e ndërtuar nga një bashkëpunim mes Bashkisë Korçë dhe UNDP do tu japë zgjidhje një sërë problemesh me të cilat përballen komunitetet, si problemet ekonomike, kushtet e papërshtatshme të jetesës, problemet shëndetësore, arsimi publik, gjetja e një tregu pune dhe regjistrimi civil apo edhe probleme të tjera të rëndësishme sociale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: