TIRANË- Spitalet do kenë autonomi. Kjo deklaratë u bë sot nga kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të repartit të Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, repart i cili iu nënshtrua sëfundmi një rikonstruksioni.

“Përveç reformës strukturore do reformojmë administrimin e spitaleve, do iu japim autonomi spitalore, reforma do garantojë autonomi për spitalet”, tha ai.

“Por siç do gjë që kërkon kohë, koha do të jetë më e shkurtër dhe reforma në shëndetësi do të kalojë administrimin nga duart e qeverisë në trupën e vetë mjekëve të spitalit”, tha Rama.

Rama e cilësoi këtë reparti shembullin e spitalit me norma evropiane që do ndiqet më tej edhe për godinat e tjera spitalore.

“Ky është një model i prekshëm për atë që mund dhe do të bejmë për sherbimin spitalor, ku çdo strukturë e spitalit do të jetë si e njejtë me këtë model dhe këtë lloj strukture që ne po shohim. Ky është një investim pa hile dhe sot, pranë këtyre ambjenteve dinjitoze është dita për të thënë që ja ku jemi, ja ku e kemi të prekshme punën që është bërë në QSUT”, nënvizoi kreu i qeverisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: