Janë mbushur plot 25 vjet nga hapja e “Brunes”, kompania lider në treg, e cila operon me sukses në industrinë e pllakave dhe hidro-sanitareve por jo vetëm.


Kompania “Brunes” ka hapur edhe show romin e saj në kryeqytet, i cili është plot 10 mijë metra katrorë. Kompania ka në portofolin e saj një gamë të gjerë produktesh, ç’ka bën që konsumatori të arrijë përmbushjen e nevojave dhe kërkesave të tij në formën më optimale të mundshme.


Ajo që e bën Brunes-in një kompani relevante dhe të besuar është aftësia dinamike për të evoluar në koherencë të plotë me ndryshimin e estetikës së dekorit gjatë viteve. Brunes prej më shumë se dy dekadave vijon të shkojë drejt një faze emocionuese zgjerimi dhe rritje duke shtuar rrjetin e ekspozitave të saj në Tiranë, Vlorë, Durrës, Sarandë, Lezhë, Orikum e Fier.


Në rrjetin e dyqaneve përfshihen Inlegno dhe Interior & Design , të cilët përfaqësojnë më së mirë cilësinë e produkteve tona. Transparenca dhe hapja e ekspozitave te reja inkurajon ndër-veprimin midis punonjësve dhe komunikimin me partnerët e tregut.

  • foto galeri

I ftuar në hapjen e show-roomit ishte edhe Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi. Ai tha se qeveria ka dhënë dhe do të japë gjithmonë mbështetje për bizneset.

“Nuk do të isha këtu ku jam, nëse nuk do të isha mbështetur nga biznesi. 25 vjet është një periudhë e gjatë, duke qenë koshient për shumë sakrifica. Ka qenë për ju e vështirë të krijoni kushte. Më impresionuan investimet, por mbi të gjitha më befasoi stafi i tij. Suksesi ishte se kishte investuar dukshëm në burime njerëzore. Suksesi juaj qëndron tek fuqia njerëzore. Jo rastësisht jam ministër i Mbrojtjes të Sipërmarrjes, sepse ne jemi koshient që ju hasni vështirësi në rrugën tuaj, jemi të sigurt se nuk keni administratën publike që do të doni. Po investojmë fort në burime njerëzore, pulsi ynë rreh me pulsin tuaj. Jemi të angazhuar që të përmirësojmë klimën e biznesit. Ne kemi mësuar nga ju, me teknoligjinë që përdorni dhe format e tjera. Ju uroj të gjithëve mbarësi në suksese. Dyart tona janë të hapura. Jeni më tepër sesa të mirëpritur. Ne do të përpiqemi për një klimë sa më të mirë biznesi. Urime dhe suksese”, tha ministri Shalsi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb