TIRANE- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se shqiptarët duhet të qëndrojnë me ballin lartë e mos të përkulen, para lojërave si ajo e ngjarjeve në Kumanovë. Deklaratat me mesazhe të forta Erdogan i lëshoi nga xhamia e Prezës, teksa inauguroi objektin e kultit.

Nën një atmosferë të ngrohtë festive dhe të zjarrtë mes besimtarët myslimanë, presidenti turk theksoi dhe i bëri thirrje shqiptarëve që ‘mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanët’.


“O ti qe hap dyert, na hap derën e së mirës. Ne me vëllezërit janë shqiptarë, duke lidhur zemrat, e duart do të ecim përpara. Kjo na ka hije të gjithëve, të takohemi për mbarësi. Ju keni disa orë që po prisni këtu dhe unë ju falenderojë për këtë. Ndaj, ne duhet ti dalim për zot unitetit tonë, bashkimit tonë. Mos u ndani nga njëri-tjetri. Mos u bëni kurban me ata që duan të luajnë me myslimanin. Me shqiptarin, me boshnjakun, romanin, me këdo që të jeni, silluni mirë, sillini mbarësi njëri-tjetrit. Uniteti i fuqishëm mes nesh do të jetë garancia për ruajtjen e paqe dhe stabilitetit në Ballkan.”, tha Erdogan.

Nga ana tjetër, ai theksoi se duhet të rrahin në një ritëm zemrat e shqiptarëve në Podgoricë, Shkup, Tiranë, apo dhe qytetarëve të Sarajevës. “Prandaj, duhet të rrahin me të njëjtin ritëm zemrat e Podgoricës, Shkupit, Tiranës, Sarajevës. Zemrat tona duhet të jenë gjithmonë bashkë, dhe të gjithë duhet të nxjerrim mësimet e nevojshëm nga vuajtjet që ka nxjerr ky rajon. Keni dëgjuar për ngjarjet në Kumanovë. A nuk e shikoni se çfarë lojërash po luhen atje? Duhet të qëndrojmë me ballin lartë dhe mos të përkulemi. Prandaj, të gjithë së bashku duhet të veprojmë në unitet.”, përfundoi fjalën e tij Erdogan.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: