Ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se në shqyrtim u tha se vendimi per të pandehurit e inceneratorit të Fierit do të shpallet nga gjykata e apelit të posacëm me datë 19 dhjetor. Sot në seancë u paraqiten argumentat e mbrojtjes.
Shkalla e Parë dënoi Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Klodian Zoton dhe 12 të pandehur të tjerë për aferën. Ish-ministri i Mjedisit u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Klodian Zoto me 8 vite, ndërsa ish-Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit Alqi Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg, si pasojë e ndryshimit të akuzës.
Për Bllakon, SPAK kërkoi 7 vite burg, por se mori pafajësi për akuzën “shpërdorimi i detyrës të funksionarit të lartë shtetëror” dhe vepra penale iu rikualifikua në “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen një detyrë publike”.
(BalkanWeb)