Emisioni investigativ Vetting, News24

Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe është më i vogli mes tre impianteve të planifikuara. Aktualisht, ky impiant është i vetmi që ka përfunduar nga tre kontratat e kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

Kodrina e mbetjeve është fakti i pakkontestueshëm i një inceneratori që mezi mbajti ndezur llambat e tij me energji elektrike.

Inxhinieri Beqir Kilo shprehet se: “Pika parë, ky incenerator nuk realizon djegien e mbetjeve në kushtet optimale. 2) Ky incenerator, nuk shkatërron dioksinat që janë substianca kanceroze. Së treti, ujrat, nuk kanë impiant të trajtimit të ujrave dhe e katërta nuk është menduar çfarë do bëhet me hiret e nxjerra në këtë incenerator. Dhe pesë, inceneratori aktual harxhon më shumë energji se sa prodhon në kohën që ka punuar se tani nuk punon.

Në një përgjigje zyrtare të dhënë nga Administratori i inceneratorit theksohet se për vitin 2022 inceneratori ka funksionuar 24 ditë. Për vitin 2023 ka punuar 7 muaj ndërsa për vitin 2024 nuk ka punuar asnjë ditë në incenerim.

Inceneratori i Elbasanit fiku turbinat dhe kaloi në remont. Nuk dihet se çfarë e shkaktoi defektin dhe sa kushton riparimi i tij. Sipas anëtares së Këshillit Bashkiak Elbasan, Bianka Çopja: “Për sa kohë një impiant është i fikur përse duhet të paguhet punonjësi”?

Po ashtu, pa përgjigje mbetën edhe pyetjet se kur do të vihej në punë inceneratori dhe çfarë do të bëhet me malin e mbetjeve të patrajtuara në landfill kur të rindizen turbinat

Në të gjithë këto kontrata të firmosura dhe që shkelen nga Bashkia e Eelbasanit nuk ka dijeni se çfarë ndodh. Sipas anëtares së Këshillit Bashkiak Elbasan, Bianka Çopja: “Përgjigjja nga Bashkia Elbasan na erdhi se nuk kishte asnjë informacion për inceneratorin e Elbasanit ndërkohë Eco Elb ka kthyer përgjigje se e ka njoftuar Bashkinë dhe nxjerr kompetencat e nevojshme se ky incenerator nuk punon”.

“Inceneratori që ne kemi nuk ka teknologji për djegien e nevojshme. Duhet të arrijë temperaturën e nevojshme që të shkatërrohen dioksinat që shkarkohen në ajër, nuk prodhon energji, përkundrazi duhet të fusësh energji që të punojë”, tha eksperti Beqir Kila.

Pavarësisht se janë shpenzuar një mal me para Këshilli Bashkiak i Elbasanit kërkon të harxhojë edhe 2 miliard të tjera për të hapur një pikë të re landfilli.

Anëtarja e Këshillit Bashkiak theksoi se: “Paradoksi më i madh ka ndodh në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak kishin shtuar një memo me idenë për të ndërtuar një landfill të dytë për të kaluar dhe 2 milionë euro të tjera”.

Aktualisht Eco Elb çel dhe mbyll tendera, merr edhe pagesa për ccdo ton mbetje që dergohen në këtë landfill. Likuiditet parash që qarkullojnë në po të njëjtat Bashki pasi rezultojnë aksioner. Që nga xhepi i majt japin dhe në xhepin e djathtë përfitojnënë bazë të përqindjes.

“Ne kemi të bëjmë me një incenerator që nuk është duke djegur mbetje, por është duke djegur paratë e taksapagusve të Elbasanit dhe 7 bashkive”, sqaron Bianka Çopja për Vetting.

Ka të bëjë me shpërdorim detyre për faktin që bëjnë njoftime përkatëse duke bërë njoftime përkatës, tendera me flamur të kuq me vetëm një pjesëmarrës dhe ai pjesëmarrës është fitues.

“Kompania ECO-ELB sh.a, me administrator Leli Kajën, e cila ka në menaxhim inceneratorin e Elbasanit, rezulton që në vitin 2023, të gjithë tenderët që ka kryer, t’i ketë pasur me flamuj të kuq, që do të thotë, ose kanë qenë tendera pa garë, ose me shkelje të tjera gjatë procesit të prokurimit. Janë vetëm me një pjesmarrës dhe ai është fitues”, sqaron Bianka Çopja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb