Keidi Bare është kthyer më në fund në fushat e lojës, duke lënë pas problemin muskulor që e kishte bërë të humbte mbi një muaj në këtë edicion. Mesfushori ishte pjesë e Real Saragozës në duelin ndaj Tenerifes, duke luajtur nga minuta e parë në këtë ndeshje që skuadra e tij e fitoi duke vijuar rrugëtimin drejt ngjitjes në La Liga.

Por në atë sfidë, Bare pësoi një dëmtim në hundë pasi u godit nga një futbollist kundërshtar. Ai kishte hemorragji në hundë gjatë pjesës së parë dhe u desh të vendoste një pambuk për të ndalur rrjedhjet deri në pushimin mes pjesëve.

Bare luajti rregullisht në pjesën e dytë të duelit, pa shqetësime të tjera, por ato i janë kthyer në stërvitjen e të mërkurës. Mediat spanjolle raportojnë se një tjetër përplasje me shokët e skuadrës, me një goditje në hundë, ka bërë që Bare të përfundojë edhe një herë i gjakosur në fushë.

Mjekët janë munduar të ndalin hemorragjinë, por nuk ia kanë dalë dhe për këtë arsye, janë detyruar që të shoqërojnë Baren në spital, për të kontrolluar situatën pasi kishte marrë një goditje në të njëjtin vend ashtu si gjatë ndeshjes së të premtes. Vetëm vizita te specialistët bëri që të normalizohej situata, teksa mesfushori u këshillua që në ditët në vijim të ishte paksa më i kujdesshëm që të mos përsëritej një situatë e ngjashme.

E.KUKA – PANOR

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb