BRITANI E MADHE


Tre anije iraniane u përpoqën të pengonin kalimin e anijes tregtare, “Trashëgimia Britanike” përmes Ngushticës së Hormuzit, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.


Luftanija britanike, e cila shoqëronte çisternën e naftës u detyrua të pozicionohet mes anijeve iraniane dhe çisternës dhe të lëshojë paralajmërime për anijet iraniane, të cilat më pas u larguan.


  • foto galeri
  • foto galeri

Qeveria britanike tha më tej se është e shqetësuar nga një veprim i tillë dhe vazhdon t’iu bëjmë thirrje autoriteteve iraniane që të shtensionojnë situatën në rajon. Sakaq, Garda Revolucionare e Iranit ka mohuar ka bërë përpjekje të ndalojë cisternën britanike.

Irani, ka kërcënuar më parë se si shenjë hakmarrje ndaj kapjes së një prej cisternave të saj, pasi javën e kaluar marinsat britanikë ndihmuan zyrtarët në Gjibraltar të kapin një cisternë iraniane, pasi dyshohej se ajo bartte naftë nga Irani në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se Britania do të përballet me “pasoja” për shkak të kapjes së cisternës iraniane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb