LISBONE – Këngëtarja britanike u ndërpre gjatë performancës së saj “live” në Festivalin Europian, Eurovizion. Një person u ngjit në skenë dhe i mori mikrofonin nga dora këngëtares SuRie, e cila po këndonte “Storm”.
_101313511_hi046752166
Personi i mori mikrofonin këngëtares dhe tha diçka para se rojat e sigurisë ta kapnin. Pasi e larguan forcat e sigurisë nga skena, 29-vjeçarja vazhdoi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Eurovision-2018-stage-invasion-watch-video-SuRie-UK-song-contest-activist-958963
Ndërsa pas spektaklit, SuRie shkroi në Tëitter: “Gjithmonë e kemi thënë që në Eurovizion mund të ndodhë gjithçka…”. Pushtuesi i skenës mendohet se është reperi dhe aktivisti Dr A.C. Pasi mori mikrofonin, ai bërtiti: “Për nazistët e mediave britanike, ne duam liri”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: