TIRANE- Fundi i finales së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj, midis “Tiranës” dhe “Studentit” shënoi incidente dhe akte dhune nga lojtarët e “Studentit”. Siç shihet në fotografi, kapiteni i Studentit E. T. goditi trajnerin e Tiranës, Arben Sako me dy këmbët.
Ndeshja është transmetuar edhe në televizion dhe këto shfaqje dhune nuk ndihmojnë përpjekjet për popullarizimin e këtij sporti. Finalja e parë e volejbollit për meshkuj u zhvillua në ‘Asllan Rusi’ dhe u fitua nga ekipi i Tiranës me rezultatin 3 me 2.
(ma.ar/BalkanWeb)