KORÇË- Një incident ka ndodhur në Korçë sot gjatë procesit të votimit në shkollën “Themistokli Gërmenji”. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për “BalkanWeb” se votimi është bllokuar për shkak të vendosjes së shenjave në fletët e votimit.

Ndërsa grupi i xhirimit të News24 ka tentuar të filmojë dhe të hyjë brenda, komisioneri i PS-së Vangjush Nole ka shtyrë kamerën e News24. Nole nuk ka lejuar gazetarët të hyjnë brenda në QV duke iu përplasur derën gazetarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: