PEQIN- Një person ka rënë në pranga pasi akuzohet se qëlloi me grushte sekretarin e një qendre votimi në Fatish të Peqinit. Pasi u njoftua për ngjarjen, policia mbërriti në qendrën e votimit Nr.2287 dhe arrestoi shtetasin me inicialet A.M.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 17.30, të ditës së sotme Komisioni i Qendrës së Votimit Nr.2287 në fshatin Fatish Peqin, ka kërkuar ndihma e policisë për ndërhyrje. Pas kësaj punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë në qendrën e votimit Nr.2287 me vendim dhe konform rregullave ligjore.

Shërbimet e Policisë pasi kanë marrë vendimin për ndërhyrje, janë futur në qendrën e votimit dhe janë informuar se shtetasi A.M, i cili nuk ishte për të votuar në këtë qendër votimi dyshohet të ketë goditur me grusht sekretarin e kësaj qendre votimi, shtetasin B.K dhe më pas është larguar.
Shtetasi B.K, është paraqitur pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Peqin për të bërë kallëzim. Nga ana jonë është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.M, ku vijon puna për kapjen e tij. Votimi është ndërprerë për disa minuta por më pas ka rifilluar normalisht dhe pa probleme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: