SHKODER

Takimi i Lëvizjes Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Shkodër është shoqëruar me një incident paraditen e sotme.

Kreu i Partise Komuniste Gjon Bruçaj pas përfundimit të fjalës së prefektit të qarkut Shkodër, Çesk Millja është kapur me këtë të fundit

Bruçaj duke iu drejtuar Milljas i kërkoi shpjegime se përse lejohet që kryetarja e bashkise Shkoder te injoroje 29 nëntorin 1944 që  përkon me festën e Çlirimit duke e cilesuar si një ditë të zezë.

Prefekti Millja vazhdoi duke mos kthyer një përgjigje konkrete. Pak dite me parë kryebashkiakja Voltana Ademi e quajti 29 nëntorin 1944 si një pjese e errët e historisë ku u instalua regjimi komunist.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb