TIRANE – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se  në ambientet e një firmë private ka humbur jetën shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 15.03.2018,  në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital,” shkruhet ne njoftimin e policise.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: