Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një komunikim me mediat.
Në fjalën e tij, Berisha foli mes të tjerash edhe në lidhje me protestën e ndodhur ditën e djeshme në Londër, ku disa shqiptarë ishin mbledhur para sallës ku po mbahej takimi dhe protestuan kundër Ramës.
Disa prej tyre madje kishin arritur të futeshin edhe në sallë dhe ndërprenë disa herë fjalimin e kryeministrit Edi Rama.
“Falenderoj bashkëatdhetarët në Londër që me kurajë e përgjegjësi të lartë qytetare i dëshmuan Londrës dhe Britanisë e mbarë kombit shqiptar se Edi Rama ishte jo vetëm i padëshirueshëm me suitën e tij elektorale në Londër, por u soll aty tipikisht si një narko-diktator.
Rojet e bodyguardët e tij ndërmorën akte brutale dhune, thyen kafka, plagosën e tërhoqën zvarrë protestues paqësor pse kërkuan që Rama të largohej”, tha ai.