KUMANOVË- Mediat maqedonase kanë publikuar disa nga emrat e personave të arrestuar në lidhje me incidentet e ndodhura në Kumanovë këto dy ditët e fundit.

Më poshtë po ju përcjellim emrat e shqiptarëve të arrestuar, të cilët dyshohet se kanë qene pjese e grupit te armatosur qe u perleshen me policine maqedonase, ndërsa mësohet se një pjesë e tyre janë Kosova.

Ndaj tyre disa orë më parë, Prokuroria Publike ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve.
1.Kenan Iseni, Kumanovë
2.Fadil Fejzullahu, Kumanovë
3.Demë Shehu, KOsovë (Juniku)
4.Sami Ukshini, Kosovë (Sokoli)
5.Irfan Lutfiu, Kumanovë
6.Arsim Bajrami, Kumanovë (polic nga Vaksinca)
7.Fadil Elshani, Kosovë
8.Esat Kafexholi, Kosovë
9.Ardijan Bujari, Kosovë
10.Andi Krasniqi, Kosovë (Muhamed Krasniqi- Malisheva)
11.Shefket Avaqi, Kosovë
12.Lirim Demiri, Kumanovë
13.Ajrush Avdia, Kosovë
14.Betim Kartashi, Kosovë
15.Genci Sefa, Shqipëri
16.Lendrit Rustemi, Kosovë
17.Enver Klain, Gjermani (me shtetësi gjermane)
18.Rufki Dogani, Kosovë
19.Nasuf Bekiri, Haraçinë
20.Valdet Zekaj, Kosovë
21.Bajram Elshani, Kosovë
22.Nexhmetin Lika, Tetovë
23.Lirim Krasniqi, Kosovë
24.Sevdail Miftari, Kumanovë
25.Fatmir Reçica, Kosovë
26.Beg Bajra, Kosovë (Beg Riza, komandant Begu)
27.Fejzulla Rushitovski, fshati Brezë
28.Besnik Ajdini, Kumanovë

Një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë.

Burime policore pohuan se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: