Protesta e organizuar nga opozita këtë të premte u shoqërua me incidente por edhe me përplasje mes qytetarëve, efektivëve të policisë e përfaqësuesve të opozitës.

Ndërkohë që protestuesit hodhën molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës.

Sipas informacioneve, Policia ka shoqëruar 5 persona, një prej të cilëve është arrestuar, dyshohet se mund të jetë i njëjti që hodhi molotovin gjatë protestës.

Një shishe molotov nga turma e protestuesve “fluturoi” mbi kokat e efektivëve të policisë dhe shpërtheu para ndërtesës së bashkisë. Protestuesit dogjën edhe gomat, ndërsa policia iu përgjigj me ujë me presion.

Pas rreth 60 minutash protestuesit u shpërndanë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb