Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Lutkov i Maqedonisë së Veriut, nga Gollomboci dha një deklaratë për mediat në lidhje me rezultatet e regjistrimit të popullsisë sa i përket minoritetit maqedonas
“Nuk jam i informuar se si u zhvillua ky census në Shqipëri, megjithatë ky është një problem diplomatik, ja kam lënë shtetit shqiptar që ta diskutojnë dhe do t’i japim edhe ne mendimet tona. Është e drejtë imdividuale e çdo qytetari që të shprehet ashtu siç mendon dhe në fund do t’ia lemë institucioneve shtetërore të thonë fjalën e fundit”, u shpreh ai.
Në lidhje me aktivitetin që organizohet në Gollomboç nëse do të jetë aktivitet edhe për shtetas bullgarë dhe për ato që janë në proces të marrjes së pasaportës bulëgare,ministri u përgjigj:-
“Ne si ministri e Kulturës e RMV, kemi të theksuar që gati çdo vit që 19 vite me radhë këtu është lajmëruar gjithmonë që këto janë ditët e kulturës maqedonase në Prespë të Shqipërisë, ndaj edhe kultura është ajo që i bashkon njerëzit, maqedonas, shqiptarë etj”, tha ai duke komentuar zhvillimin e aktivitetit nga ku foli.
Kujtojmë se Censi që u zhvillua në vendin tonë në muajt shtator-nëntor të vitit 2023 ka dhënë një panoramë më të qartë të përbërjes etnike në vendin tonë.