Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka reaguar pas lajmit për ndalimin e kryeministrit Edi Rama në Gjermani.

Në një reagim të fundit në Twitter Fuga shkruan incidenti i ndodhur është një lajm i vjetër dhe se nuk ka lidhje me maskën. Ai sqaron se kompania ajrore ka kërkuar edhe ndjesë, pasi një prej anëtarëve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme.

Endri Fuga: Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite.

Endri Fuga

Ja çfarë shkruante Spiegel:

“Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale. Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara kundër koronës, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa”, shkruan media gjermane.

97
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb