Autoritetet zvicerane kanë reaguar pas shoqërimit me avionë luftarakë të një avioni qeveritar rus që udhëtonte në hapësirën ajrore të Zvicrës.

Pasi Moska kërkoi sqarime për ngjarjen, Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës tha të shtunën se avionët luftarakë zviceranë, që fluturuan në afërsi të një avioni qeveritar rus që udhëtonte drejt Perusë, po bënin kontrolle të zakonshme.

Sipas kësaj ministrie dy avionë të saj të tipit F/A-18 kanë fluturuar pranë avionit rus rreth shtatë minuta mbi hapësirën ajrore të Zvicrës.

Sipas njoftimit thuhet se kontrolle të tilla janë bërë rreth 400 herë gjatë një viti për të ri kontrolluar identitetin e avionëve që iu takojnë qeverive të huaja.

“Është e ngjashme me patrullat e policisë në rrugë kur kontrollojnë një makinë për t’u siguruar se nuk është vjedhur”, tha një zëdhënës.

Gjatë ngjarjes ambasada ruse në Zvicër i dërgoi qeverisë zvicerane një letër me të cilën shpreh “habinë” dhe kërkon sqarime se përse një avion luftarak i Forcës Ajrore të Zvicrës e ka shoqëruar, në hapësirën ajrore zvicerane një avion me të cilin udhëtonte një delegacion i Rusisë për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb