TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas incidentit të ndodhur dje në Durrës me një grup studentësh, pjesëtarë të strukturave të të rinjve të PD-së.

Lleshaj i quan ithtarë të Haxhi Miletit, personazh me të cilit i referohet ish-kryeministrit Sali Berisha që komentoi dje vizitën e ministrit në Durrës.

Lleshaj shkruan në “Facebook” se ata dje ishin tre fatkeqë e jo studentë, ndërsa shton se dje kishte një ditë shumë të bukur në Durrës.

STATUSI I MINISTRIT LLESHAJ
Haxhi Mileti, që ndryshe njihet dhe si Sjellësi i Fatkeqësisë, qenka mërzitur nga takimet e mija me studentët në Durrës. Tre fatkeqe nga prodhimi i tij, në rrugë dhe jo studente, janë një dëshmi e mjerë se si mund të tjetërsohet një i ri kur bëhet ithtar i H. Miletit. Dje kisha një ditë shumë të bukur në Durrës ?????

Lleshaj Fb
Lleshaj Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb