MAQEDONI- Mbrëmë në ora 18:45 në Kërçovë ka ndodhur një aksident me armë zjarri ku kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe kandidati i pavarur për këshilltar Alit Abazi.

Alsat mëson se përveç Abazit gjatë incidentit është plagosur edhe Destan Abdiu dhe një person tjetër, që është një gazetar i njohur me inicialet SH.D., që dyshohet se ka qenë aty rastësisht.

Incidenti është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme.
“A.A. i lindur në vitin 1959 sonte rreth orës 18:45 minuta në Bulevardin “Liria” ka takuar dhe ka gjuajtur në drejtim të tyre D.A. gjithashtu i lindur në vitin 1959 dhe SH.D. i lindur në vitin 1963, që të tre nga Kërçova. Personat me iniciale D.A. dhe A.A për shkak të lëndimeve serioze janë nisur për në klinikat e Shkupit, derisa SH.D. është ndalur për kurim në spitalin e Kërçovës”, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

Policia menjëherë pas incidentit ka arrestuar autorin e dyshuar me iniciale A.A. Sipas të dhënave të para, shkak i sulmit kanë qenë disa mosmarrëveshje për të cilët ka pasur edhe proces gjyqësor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb