TIRANË

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar me një status në “Tëitter” pas incidentit të ndodhur sot në seancë plenare ku kryeministri Edi Rama u njollos me bojë nga deputeti Edi Paloka. Lleshaj e cilëson të turpshme dhe një përpjekje të opozitësp ër të njollosur solemnitetin atlantik.

Madje Lleshaj e krahason me skenat që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM.

STATUSI I LLESHAJT
Maqedonia e Veriut në NATO është interes edhe i Shqipërisë. Përpjekja e opozitës për të njollosur solemnitetin atlantik të një vendimi në Kuvend, është turp dhe dëshpërim.
Përpjekja e sotme ishte shumë e ngjashme me ato skena që krijoi Gruevski në Kuvendin e FYROM në prill të 2017 në bashkëpunim të ngushtë me kumbarët antiatlantikë nga Lindja.
Asgjë nuk e ndalon vullnetin e njerëzve të lirë të Ballkanit për t’u bashkuar në NATO dhe BE. Urime për Maqedoninë e Veriut! ??

lleshaj
lleshaj

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb