Procesi i dëmshpërblimit të banorëve të Marinzës po ecën më ritme të shpejta. Pas miratimit te raportit nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Dëmeve, Kompania Bankers Petroleum ka dëmshpërblyer 45 shtëpi nga zona B, që është zona me dëme më të pakta, si pasojë e incidentit të çlirimit të gazit në 1 prill të këtij viti.

Ndërkohë, 44 shtëpitë e tjera që i përkasin zonës A, të cilat do të dëmshpërblehen 100% do të nisin të marrin shumë shpejt pagesat.

Këtë gjë e sqaron për News24, Adriatik Golemi, menaxher i Marrëdhënieve me Komunitetin në kompaninë Bankers Petroleum. Marrja e dëmshpërblimit, konfirmohet edhe nga banorët e fshatit Marinzë në Fier.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb