Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas incidentit në ndeshjen Sopoti-Mirdita që mbahej sot në Cërrik, duke e cilësuar një ngjarje të rëndë që njollos gjithë futbollin.

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.
Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.
Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.
I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat ‘fair play’, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”, deklaron FSHF.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: