Kandidatja e PL në qarkun e Tiranës, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Erisa Xhixho e ka cilësuar qesharake dhe aspak dinjitoze bonusin e akorduar këtë vit nga qeveria.

Xhixho tha se vëmendja e qeverisë ndaj shtresës që e ka mbështetur gjithmonë dhe e ka votuar, ka qenë indiferenca.

“Indeksimi 4.1 përqind është një panine në ditë. Shtresës që ka mbështetur PS, pensionistët që shkojnë që në mëngjes të votojnë PS, në 12 vite nuk i kanë dhënë asnjë pension dinjitoz, as sa Kosova  që e ka 340 euro  ndërsa në Shqipëri mesatarja është 160 euro”, tha Xhixho.

Erisa Xhixho: Para 2 vitesh ka qenë Meta që foli në mënyrë permanente për pensionistët. Bonusi komplet qesharake elektoral qesharak, fakt është në 2025 buxheti 0 rritje të pensioneve

Indeksimi 4.1 përqind është një panine në ditë. Shtresës që ka mbështetur PS që shkon që në mëngjes të votojë PS në 12 vite asnjë pension dinjitoz sa Kosova  që e ka 340 euro këtu mesatarja është 160 euro

Nga lista e barnave kanë hequr një pjesë dërrmuese të ilaçeve për pensionistët.

Ne premtojmë  reformim të thellë të pensioneve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb